Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) ka hapur thirrjen për pozicionin Asistent/e Projekti (Project Assistant).

Pozicioni synon të mbështesë funksionimin e përditshëm të Sekretariatit të ReSPA-s dhe zbatimin efektiv të aktiviteteve të programeve, përmes mbështetjes administrative dhe logjistike.

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:

  • Organizimin e trajnimeve, seminareve, konferencave dhe eventeve.
  • Ofrimin e mbështetjes administrative dhe logjistike për aktivitetet e programeve.
  • Përgatitjen, administrimin dhe arkivimin e dokumentacionit.
  • Komunikimin dhe bashkëpunimin me ekspertët, pjesëmarrësit dhe partnerët.

Afati i aplikimit: 29 tetor 2026, ora 17:00 (CET).

Dokumentet dhe informacioni për aplikim

Për aplikim, kandidatët e interesuar duhet të ndjekin udhëzimet e përcaktuara në dokumentacionin zyrtar të ReSPA-s.