Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Në kuadër të muajit dedikuar vajzave dhe grave, Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Znj.Adea Pirdeni bashkëbisedoi me një grup vajzash, të punësuara përgjatë viteve në institucionet shtetërore falë Programit të Ekselencës.

Në shërbimin civil punojnë 387 vajza, falë këtij programi. Gjatë bashkëbisedimit ministrja Pirdeni vuri në dukje se ato janë burim frymëzimi për të gjithë administratën, e cila është në proces transformimi për t’u afruar të gjitha kushtet që ato të vazhdojnë të jenë një aset i çmuar i institucioneve shtetërore dhe të zhvillohen në karrierë.