Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Znj. Adea Pirdeni, u takua me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson. Gjatë takimit theksi u vu te intensifikimi i agjendës antikorrupsion të Qeverisë Shqiptare. Z. Robinson theksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, partner strategjik në fuqizimin e llogaridhënies dhe konsolidimin e institucioneve demokratike të vendit.