Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni zhvilloi një takim me ish-studentë të mbështetur nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Ministrja Pirdeni zhvilloi një dialog shumë interesant e angazhues me alumni të AADF për vizionin e “Administrata 2030”. Pasi bëri një paraqitje të hapave që do të ndërmerren për të transformuar më tej administratën, dhe thelluar luftën antikorrupsion, ministrja Pirdeni iu përgjigj dhe pyetjeve të shumta të alumnit.