Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Nis Programi për Forcimin e Administratës Publike, një iniciativë e realizuar në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Shqipëri dhe Hertie School Executive Education në Berlin.

Programi synon të forcojë kapacitetet profesionale të administratës publike përmes një kombinimi të trajnimit akademik dhe përvojës praktike. Programi zhvillohet në Tiranë, Bruksel dhe Berlin. Në kuadër të tij, 12 nëpunës publikë nga administrata qendrore, vendore dhe institucionet e pavarura, që do të përzgjedhur përmes një procesi konkurrues, do të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në fusha kyçe si hartimi i politikave publike, negociatat në procesin e integrimit evropian, qeverisja e mirë dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.

Programi do t’u ofrojë pjesëmarrësve mundësinë të njihen nga afër me praktikat më të mira evropiane dhe të ndërtojnë një rrjet profesional me ekspertë dhe institucione partnere.
Në përfundim të programit, pjesëmarrësit do të pajisen me një Certifikatë Ekzekutive me 12 kredite ECTS, e cila u krijon mundësi të mëtejshme akademike, përfshirë aplikimin në Kolegjin e Europës.

🔗 Për më shumë informacion mbi dokumentacionin dhe kriteret e aplikimit klikoni në link: https://www.hertie-school.org/en/customised/access-albania