Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi një pritje në kuadër të miratimit të ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili parashikohet të hyjë në fuqi në vitin 2025.

Në këtë takim morën pjesë Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin znj. Adea Pirdeni, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço, Avokatja e Popullit, Erinda Balanca, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, ekspertë dhe bashkëpunëtorë.

Ministrja Pirdeni vlerësoi se ligji për mbrojtjen e të dhënave personale ishte një nga më kompleksët dhe një meritë e madhe i takon Zyrës së Komisionerit. Sipas asaj, miratimi i ligjit erdhi si produkt dhe sinergji e një sërë faktorësh, që e kanë shtyrë atë përpara.
Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale sjell risi që ecin paralelisht me zhvillimet teknologjike dhe digjitalizimin e shërbimeve, si: mënyra të reja të dhënies së pëlqimit; e drejta për t’u harruar; konceptet inovative, si transferueshmëria e të dhënave; privatësia në projektim dhe në mënyrë të paracaktuar; si dhe parashikon sanksione më të forta për shkeljet e dispozitave të tij.

Përafrimi i kuadrit rregullator kombëtar me atë të BE, konsolidon dhe funksionet e Zyrës së Komisionerit për t’iu përgjigjur më mirë sfidave e problematikave të cënimit të privatësisë dhe mbrojtjen e duhur të të dhënave personale.