Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

U prezantua moduli online i trajnimit “Hyrje në parandalimin e korrupsionit” për stafet e kabineteve në ministri, i realizuar falë një bashkëpunimi të Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin me zyrën e Këshillit të Europës në Tiranë.

Moduli është i përshtatur me legjislacionin shqiptar dhe praktikën e insitucioneve përgjegjëse për forcimin e integritetit, dhe është një ndër kurset më bashkëkohore për edukimin online mbi integritetin.

Ky modul i shtohet Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA).