Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Znj. Adea Pirdeni mori pjesë në Edicionin e 15-të të Panairit “Work&Study”.

Ministrja Pirdeni ndau me të rinjtë e pranishëm në panair vizionin për energjizimin e administratës ku u ndal tek mundësitë që u ofrohen për të përparuar në karrierën e tyre.

Në tendën e DAP-it në panairin “Work&Study”, të gjithë të interesuarit morën informacion për DAP-in dhe praktikat e punës, për vendet vakante të dispunueshme si dhe patën mundëisnë të flasnin më përfaqësues të DAP-it.

Panairi mbarëkombëtar ka mirëpritur mbi 13.200 maturantë në 22 qytete të Shqipërisë, shërben si pikëtakim mes të rinjëve dhe përfaqësuesve të institucioneve apo burimeve njerëzore të institucioneve.