Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Në kuadër të Javës së Integritetit 2025, u zhvillua debati “Zëri i të Rinjve për Integritet”, një aktivitet i organizuar në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe Ministrinë e Arsimit, i dedikuar nxënësve të shkollave të mesme.
Debati synoi të ndërtojë dhe forcojë vlerat e transparencës dhe integritetit tek të rinjtë, duke i përfshirë ata në diskutime aktive mbi rëndësinë e etikës, përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë qytetare.

Ky aktivitet bën pjesë në Programin Edukativ Kundër Korrupsionit, i cili zbatohet në kuadër të Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2023–2030, dhe ka për qëllim të përgatisë brezin e ri me njohuri dhe praktika që nxisin integritetin dhe transparencën që në moshë të hershme.

Pjesëmarrja aktive e nxënësve dhe shkollave të mesme në këtë debat krijoi një platformë dialogu, ku të rinjtë patën mundësinë të shprehin idetë e tyre dhe të reflektojnë mbi rolin e integritetit në jetën e përditshme dhe shoqërinë shqiptare.
Ky aktivitet është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një kulture integriteti midis të rinjve, duke kontribuar në formimin e qytetarëve të përgjegjshëm dhe të angazhuar në zhvillimin e vendit.