Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Znj. Adea Pirdeni, realizoi një takim konstruktiv me CEO e Transparency International, Z. Daniel Eriksson. Gjatë takimit u diskutua ndër të tjera për qasjen e Qeverisë shqiptare për të forcuar muret mbrojtëse ndaj korrupsionit përmes instrumenteve të forcimit të integritetit dhe përqafimit të digjitalizimit. Takimi u zhvillua në kuadër të organizimit të konferencës Ndërkombëtare “Forcimi i Llogaridhënies: Fuqizimi i Përpjekjeve ndaj Korrupsionit në Ballkanin Perëndimor”, e organizuar nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Ministria e Drejtësisë, dhe Global Initiative Against Transnational Organized Crime.