Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Në prezantimin e prioriteteve për vitin 2026, znj. Pirdeni theksoi se modernizimi i administratës sipas standardeve evropiane deri në vitin 2030 mbetet prioritet kyç në rrugën drejt integrimit në BE. Ajo nënvizoi si objektiv kryesor shndërrimin e administratës në një punëdhënës konkurrues, përmes një modeli të ri rekrutimi dhe vlerësimi që garanton transparencë dhe matje të qartë të performancës. Në fushën e integritetit dhe luftës kundra korrupsionit në fokus janë sektorët vulnerabël si shëntetësia, pronat, tatime-doganave, dhe prokurimet publike.