Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Znj.Adea Pirdeni ishte e ftuara e nderit në ceremoninë e hapjes së Javës Evropiane në Universitetin e Regensburgut në në Republikën Federale të Gjermanisë.
Java e Evropës e organizuar nga ky universitet këtë vit në fokus kishte Shqipërinë.
Në panelin e organizuar në universitetit e Regensburgut, ministrja Pirdeni foli për të ardhmen evropiane të Shqipërisë në drejtim të anëtarësimit në BE, gjithashtu në fjalën e saj theksoi arritjet e rëndësishme dhe sfidat që e presin vendin për t’u bërë sa më shpejt pjesë e familjes evropiane, si dhe shpalosi planin ambicioz për forcimin e administratës publike.
E pranishme në event ishte ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Znj. Adia Sakiqi dhe nënkryetarja e Ndërkombëtarizimit dhe Diversitetit në Universitetin e Regensburgut, Prof.Ursula Regener.
Ministrja Pirdeni zhvilloi një takm të frytshëm me Kryetaren e Bashkisë, Znj. Gertrud Maltz-Schëarzfisher, të cilës i shprehu mirënjohje për vëmendjen që qyteti dhe Universiteti i Regensburgut po i kushtuan Shqipërisë në Javën e Evropës.