Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pirdeni mirëpriti Zëvendëskryeministrin për Qeverisje të Mirë të Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, i cili ishte i shoqëruar edhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Mejdani.

Gjatë takimit Ministrja Pirdeni dhe Zëvendëskryeministri Fetai shkëmbyen një diskutim të frytshëm mbi sfidat e përbashkëta të dy vendeve, dhe domosdoshmërinë për të koordinuar bashkëpunimin për qeverisjen e mirë.

Në këtë kuadër, ministrja Pirdeni bëri një paraqitje të reformave të ndërmarra deri më tani nga qeveria Shqiptare në funksion të mirëqeverisjes dhe luftës kundër korrupsionit.

Të dy vendet janë në një moment tejet të rëndësishëm të rrugëtimit në Bashkimin Evropian, ndaj edhe në këtë drejtim ministrja Pirdeni theksoi se integrimi në BE dhe avancimi i reformave janë dy procese thellësisht të ndërlidhura.