Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Znj. Adea Pirdeni, kryesoi në Bruksel delegacionin shqiptar në takimin e Nënkomitetit të 15-të të Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë.

Drejtuesja e delegacionit shqiptar, Znj. Pirdeni paraqiti me sukses përpara Komisionit Evropian progresin më të fundit të vendit mbi ecurinë e reformave në fusha jetike për konsolidimin e shtetit të së drejtës.

Ministja Pirdeni në takim u ndal tek reformat në sistemin e drejtësisë, në luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e kuadrit legjislativ dhe strategjik për të përmbushur kërkesat e BE-së dhe GRECO-s, si dhe masat e marra për të parandaluar korrupsionin në sektorë me risk të lartë.

U diskutua në detaje puna për përafrimin me standardet e Bashkimit Europian në garantimin e të drejtave themelore të njeriut në vendin tonë.

Delegacioni shqiptar mirëpriti gjithë vlerësimet e Komisionit Europian për ecurinë e reformave kyçe, të cilat do t’i shërbejnë progresit të Shqipërisë.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e instucioneve shqiptare, të cilët kanë kontribut aktiv në reformimin e sistemit të drejtësisë, në luftën kundër korrupsionit, garantimin e të drejtave të njeriut dhe ndërtimin tërësor te shtetit të së drejtës, raportuan përpara Komisionit Europian arritjet e deritanishme. Takimi i Nënkomitetit të 15-të në Bruksel do të vazhdojë edhe ditën e nesërme.