Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

U lançua nisja e Programit 3.0 për Ngritjen e Kapaciteteve dhe Mobilitetin e Nëpunësve Publikë.

Një iniciativë që synon të forcojë shkëmbimin e njohurive dhe cilësinë e administrimit publik ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe administratës italiane.

Nisma mbështetet nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe zbatohet në partneritet nga Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) dhe Shkolla Kombëtare e Administratës së Italisë (SNA).

Një falenderim shumë i veçantë për partnerët tanë, që për të tretin vit rradhazi e kthejnë këtë iniciativë në një urë të fortë bashkëpunimi me partnerin tonë strategjik përtej Adriatikut.