Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Znj. Adea Pirdeni, mori pjesë në Konferencën vjetore të Avokatit të Popullit në panelin e dedikuar për “Digjitalizimin e Shërbimeve Publike dhe të Drejtave të Njeriut në Shqipëri”.

Ministrja Pirdeni nënvizoi rëndësinë e forcimit të sigurisë kibernetike për të garantuar mbrojtje të gjerë të të dhënave të çdo qytetari nga çdo rrezik a kërcënim.

Ministrja u ndal gjithashtu tek fokusi i qeverisë për të garantuar akses në shërbime cilësore, të shpejta dhe efektive për këdo.

Qeveria ka miratuar Strategjinë Ndërsektoriale-Agjenda Digjitale Shqipërisë, dhe Planin e Veprimit 2022- 2026, të cilat kanë për qëllim avancimin më tej me digjitalizimin e shërbimeve të qeverisë dhe zhvillimin e aftësive kibernetike.

Strategjia vlerëson si parakusht absolut për zbatimin e Agjendës Digjitale dhe përshtatjen me teknologjitë e kohës, aftësimin e punonjësve publikë në vend.