Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Çdo punonjës që i bashkohet administratës publike do të ndjekë, nga sot, një program të dedikuar mirëseardhjeje dhe prezantimi me institucionet dhe etikën në shërbimin publik.

Programi u lançua gjatë eventit “Nga formimi në ekselencë”, i zhvilluar në ditën e dytë të Javës së Administratës Publike, ku u mblodhën profesionistë të administratës publike me fokus zhvillimin profesional dhe të nxënit gjatë gjithë karrierës.

Me këtë nismë, Shkolla e Administratës Publike (ASPA) rikonfirmon rolin e saj si qendër ekselence për formimin dhe zhvillimin e administratës publike.