Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Znj. Adea Pirdeni, ishte pjesë e delegacionit të kryesuar nga Kryeministri Z.Edi Rama në takimet bilaterale të Komitetit Politik Europian, të mbajtur në Budapest, Hungari.

Gjatë këtyre takimeve, ministrja Pirdeni dhe Kryeministri Rama zhvilluan bisedime të rëndësishme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Z. Mark Rutte, dhe Kryeministrin e Hollandës, Z. Dick Schoof.

Në takime theksi u vendos tek çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal në një moment kyç për stabilitetin europian.
Ky moment shënon një ditë krenarie për Shqipërinë, e cila vitin e ardhshëm do të mirëpresë delegacionet e mbi 47 shteteve të Komunitetit Politik Europian në Tiranë.

Ky event i nivelit të lartë është një mundësi historike për Shqipërinë që të kontribuojë në diskutime të rëndësishme mbi të ardhmen e kontinentit Evropian dhe për të treguar përkushtimin e saj në drejtim të forcimit të vlerave të përbashkëta demokratike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.