Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Znj. Adea Pirdeni, u takua në Berlin me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale të Brendshme dhe Komunitetit të Gjermanisë Z. Bernd Krössser.

Përgjatë takimit në praninë edhe të delegacioneve shoqëruese, u diskutua gjerësisht për praktikat më të mira për të modernizuar më tej administratën tonë publike, dhe forcuar luftën kundër korrupsionit.

Gjermania ka qenë përherë një nga mbështetësit kryesorë të reformave të rëndësishme të Shqipërisë, dhe rrugëtimit të vendit sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian