Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pirdeni, mori pjesë në “Forumin Europian Alpbach 2025”, i zhvilluar më 25 gusht 2025 në Austri.

Ministrja Pirdeni ishte folëse në panelin e nivelit të lartë me temën: “Qendra duhet të mbajë: Gjeopolitika dhe copëzimi i demokracisë në BE”, ku u diskutua për sfidat e demokracisë, zgjerimin dhe sigurinë në Evropë.

E fokusuar tek rienergjizimi i Bashkimit Evropian, ministrja Pirdeni theksoi se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor nuk janë barrë për BE-në, por një vlerë e shtuar për adresimin e sfidave gjeopolitike dhe forcimin e Evropës.

Paneli mblodhi përfaqësues të lartë të institucioneve të BE-së, drejtues të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, si dhe figura të njohura nga politika, akademia, shoqëria civile dhe biznesi.

Edicioni i këtij viti shënoi 80-vjetorin e forumit, një nga platformat më të njohura dhe ndërdisiplinore në Evropë.