Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Misioni i Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin është hartimi i politikave për të rienergjizuar sektorin publik përmes tërheqjes dhe konsolidimit të kapitalit njerëzor, duke garantuar meritokraci, transparencë, mundësi avancimi në karrierë dhe vlerësim të drejtë. Po ashtu, Ministri i Shtetit ka për mision harmonizimin e politikave antikorrupsion mes institucioneve të ekzekutivit, për të rritur integritetin, transparencën dhe llogaridhënien, duke përforcuar qeverisjen e mirë, në përputhje me nevojat e procesit të integrimit me Bashkimin Evropian.