Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Lundroni në këtë Seksion

Znj. Rusi shërben si Këshilltare e Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, e angazhuar në çështje të Mirëqeverisjes dhe Proceseve Integruese të BE-së. Në këtë rol ajo mbështet përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për zbatimin e Reformës në Administratën Publike dhe garantimin e parimeve të mirëqeverisjes, në përputhje me agjendën e integrimit evropian të Shqipërisë.

Më parë, Znj.Rusi ka shërbyer si Asistente e Zv. Ministrit të Drejtësisë, njëherësh Negociator për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, duke kontribuar në portofolin e luftës kundër korrupsionit dhe kuadrit strategjik të reformës në drejtësi.
Paralelisht, ka qenë e angazhuar pranë Avokaturës së Shtetit, në Zyrën e Përfaqësimit në Gjykatat e Huaja dhe Ndërkombëtare dhe Arbitrazhin Ndërkombëtar, ku ka asistuar në përfaqësimin e Shtetit Shqiptar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në një numër çështjesh lidhur me zbatimin e reformës në drejtësi, të drejtat pronësore dhe mosdiskriminimin.

Më parë, Silvana ka mbajtur rolin e Ekspertit për Integrimin Evropian për Kapitullin 23 pranë Projektit SEI (Mbështetje për Integrimin Evropian të Shqipërisë). Znj. Rusi është diplomuar ne Universitetin e Tiranës dhe mban titullin Master i Arteve (M.A.) në Studime Ndërdisiplinore Evropiane nga Kolegji i Evropës, Belgjikë. Aktualisht është kandidat Master (LL.M.) në të Drejtën Evropiane pranë Universitetit të Lorraine-ës, Francë.