Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Lundroni në këtë Seksion

Znj. Ramadani është audituese ligjore me përvojë profesionale 12-vjeçare në sektorin publik, me njohuri të thella ne fushën e auditimit të jashtëm publik. Aktualisht ajo shërben në rolin e Këshilltares për çështjet antikorrupsion pranë Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, ku nëpërmjet angazhimit të saj kontribuon në avancimin e politikave dhe përmbushjen e agjendës së Shtetit Shqiptar në luftën kundër korrupsionit.

Më parë Znj. Ramadani ka shërbyer për 7 vjet si Audituese e Lartë në Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH), ku ka dhënë ekspertizën e saj në përmirësimin e menaxhimit të financave publike dhe rritjen e efektivitetit të institucioneve të administratës publike.

Përpos angazhimit të saj në administratën publike, Znj. Ramadani ka shërbyer për 4 vite si pedagoge me kohë të pjesshme në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit “Luarasi”, gjatë viteve akademike 2018-2022, në lëndën “E drejta e detyrimeve dhe kontratave”. Ajo është e diplomuar në Drejtësi, zotëron një MSc në të Drejtën Civile dhe Tregtare, dhe ka fituar titullin Avokat në vitin 2015.