Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Lundroni në këtë Seksion

Z. Koçollari shërben në rolin e Këshilltarit të Komunikimit të Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, ku ofron ekspertizë të kualifikuar dhe koordinim në çështje të komunikimit publik të Ministrit të Shtetit, komunikimit ndërinstitucional, dhe marrëdhënieve me publikun. Më parë, ka punuar si Këshilltar Komunikimi i Presidentit të Republikës, ku përfundoi në mënyrë të suksesshme Programin “Lead Albania”.

Z. Koçollari gëzon një eksperiencë të larmishme nëpërmjet përvojave profesionale përfshirë si konsulent komunikimi i OKB-së, gazetar në media të ndryshme audiovizive, si dhe kërkues në organizata të ndryshme. Ai ka ndjekur studimet Bachelor për Gazetari në Universitetin e Tiranës, për të vazhduar më pas me studimet M.A. në Universitetin e Bolonjas dhe Universitetin e Strasburgut për Kulturë Letrare Evropiane (CLE).

Gjithashtu, është diplomuar për Studime të Thelluara Evropiane në Kolegjin Evropian të Parmës. Aktualisht është kandidat PhD duke ndjekur studimet doktorale në Budapest, Universitetin Korvinus për Shkenca Politike, me fokus Komunikimin Politik.