Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Lundroni në këtë Seksion

Znj. Fotjona Taçe, ka mbi 17 vjet karrierë profesionale në konsulencë dhe menaxhimin e programeve zhvillimore ndërkombëtare. Ajo zotëron ekspertizë të thellë në menaxhimin strategjik të projekteve komplekse me impakt të qëndrueshëm në sektorët kyc të ekonomisë së vendit.

Më parë, Znj. Taçe ka udhëhequr programe të partnerëve dhe donatorëve kryesorë ndërkombëtare në Shqipëri dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në sektorë si bujqësia, turizmi, fintech & inovacioni dhe trashëgimia kulturore. Ajo gjithashtu, ka drejtuar në portofolin e saj projekte me fokus në zhvillimin e SME-ve, përmes inovacionit dhe aksesit në financë. Më herët ajo ka shërbyer në role të ndryshme në industrinë e Telekomunikacionit.

Znj. Taçe gëzon reputacion të lartë për aftësitë e saj drejtuese në mjedise dinamike, me ritme të shpejta duke u fokusuar në gjenerimin e rezultateve. Ajo ka zhvilluar studimet e larta pranë Universitet të Tiranës, në Administrim Publik, si dhe është është diplomuar në Master Profesional (MBA) për Menaxhim Biznesi.