Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Lundroni në këtë Seksion

Znj. Todolli iu bashkua sektorit publik në vitin 2020, përmes Programit Kombëtar të Praktikave të Punës pranë Ministrisë së Drejtësisë. Prej Janarit të 2024, ajo shërben si asistente e Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Më parë, është angazhuar pranë Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive në Fushën e Drejtësisë, ku ka dhënë kontributin in e saj në nisma të rëndësishme në kuadrin strategjik në këtë fushë dhe duke u angazhuar intensivisht në hartimin dhe monitorimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë.

Në vijim, ajo shërbeu për një periudhë 1-vjeçare pranë zyrës së Zëvendësministrit të Drejtësisë. Ajo zotëron aftësi të shkëlqyera në koordinimin administrativ të takimeve institucionale dhe në menaxhimin e marrëdhënieve me publikun. Znj. Todolli ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ku finalizoi edhe studimet ‘Master Shkencor Penal’.