Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Lundroni në këtë Seksion

Znj. Arjola Marku iu bashkua administratës publike përmes Thirrjes për Studentët Ekselent dhe, prej Shkurtit të vitit 2025, ushtron detyrën e asistentes së Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Përpara angazhimit në sektorin publik, Znj. Marku ka shërbyer në sektorin privat si juriste dhe asistente avokate, duke ofruar mbështetje profesionale në çështje të së drejtës së pronësisë dhe pasurive të paluajtshme, si dhe në fusha të së drejtës civile, penale dhe administrative.

Znj. Marku zotëron aftësi të spikatura në koordinimin administrativ, organizimin e takimeve institucionale, dhe në menaxhimin e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun. Ajo është e diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, dhe mban titullin Master Shkencor në të Drejtën Private dhe Biznesi dhe, është kandidate për licencën e avokatit.