Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Lundroni në këtë Seksion

Znj. Myftiu është eksperte e komunikimit me mbi 20 vite përvojë profesionale në komunikim institucional dhe publik, menaxhim informacioni dhe marrëdhënie me publikun.
Znj. Myftiu shërben si Këshilltare për Komunikimin dhe Marrëdhëniet me Publikun pranë Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, ku angazhohet në hartimin dhe zbatimin e strategjive të komunikimit institucional, si dhe në promovimin e reformave në përputhje me objektivat e integrimit evropian të Shqipërisë.
Më parë, znj. Myftiu ka mbajtur detyrën Drejtor i Informacionit dhe Monitorimit në Departamentin e Komunikimit në Kryeministri, si edhe në Agjencinë Telegrafike Shqiptare. Ajo ka gjithashtu një përvojë disavjeçare në gazetari dhe në menaxhim projektesh në sektorin privat. Znj. Myftiu mban titullin Master në Studime Evropiane nga Universiteti i Tiranës.