Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin është përgjegjës për administratën publike dhe për luftën kundër korrupsionit. Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin ushtron veprimtarinë në këto fusha përgjegjësie shtetërore, në përputhje me legjislacionin përkatës:

a) Drejtimin dhe bashkërendimin e punës për propozimin e akteve dhe politikave për:

  • menaxhimin dhe energjizimin e burimeve njerëzore të administratës publike;
  • ndërtimin e institucioneve të administratës shtetërore;
  • trajnimin e të punësuarve të administratës publike.

b) Drejtimin dhe bashkërendimin e punës për hartimin e politikave dhe përgatitjen e akteve ligjore e nënligjore për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorruspionin është përgjegjës për përmbushjen e parimeve të qeverisjes së mirë dhe partneritetit për qeverisje të hapur.