Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Në kuadër të Javës së Administratës, u zhvillua ceremonia e vlerësimit me çmimin e mirënjohjes “Ti je Aset”, Edicioni i 3-të, ku u nderuan profesionistët që kanë spikatur për profesionalizmin, performancën dhe përkushtimin e tyre në shërbimin civil.

Pas çdo shërbimi cilësor qëndrojnë njerëz të përkushtuar. Përmes këtij vlerësimi u evidentua kontributi i punonjësve të administratës publike, të cilët me punën dhe angazhimin e tyre të përditshëm kontribuojnë në ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët.

Çmimi “Ti je Aset” vlerëson rolin dhe rëndësinë e profesionistëve në administratën publike, duke riafirmuar se njerëzit janë aseti më i rëndësishëm i saj.