Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Pirdeni, së bashku me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, zhvilloi një bashkëbisedim me nxënës të shkollave të mesme Themistokli Gërmenji dhe Raqi QirinxhiKorçë, mbi të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë evropiane.

Takimi u karakterizua nga energjia, vëmendja dhe entuziazmi i nxënësve, ndërsa një vlerë e veçantë morën idetë e tyre për Shqipërinë, të shprehura përmes punimeve artistike në kuadër të programit “Art dhe Zeje”.