Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministrja Pirdeni, me ftesë të Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë së Prokurimit Publik, mori pjesë në takimin me Sekretariatin e Bashkëpunimit Ndërinstitucional për Prokurimin Publik të Kosovës, një mekanizëm që bashkon drejtues të lartë të institucioneve publike.

Gjatë takimit, znj. Pirdeni ndau disa reflektime mbi procesin e negociatave me Komisioni Evropian dhe mësimet e nxjerra nga përvoja e Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e koordinimit, përgatitjes dhe angazhimit institucional në avancimin e reformave.