Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Pirdeni, në Tiranë, së bashku me Regional Anti-Corruption Initiative dhe përfaqësues të nivelit të lartë nga rajoni, zhvilloi një takim për të diskutuar Direktivën e Bashkimit Evropian kundër korrupsionit dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor.

Takimi theksoi rëndësinë e avancimit të angazhimit të përbashkët për parandalim dhe forcimin e qeverisjes, duke nënvizuar rolin kyç të bashkëpunimit rajonal në adresimin e sfidave të përbashkëta dhe në rrugëtimin drejt integrimit evropian.

Marrja e Kryesimit të Regional Anti-Corruption Initiative nga Shqipëria u vlerësua si një moment i rëndësishëm, që forcon përkushtimin e përbashkët për integritet dhe transparencë në rajon.