Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) ka hapur thirrjen për aplikimin e Drejtorit Ekzekutiv të ardhshëm, një rol kyç për të udhëhequr vizionin, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e reformës në administratës publike në vendet e Ballkanit Perëndimor.

ReSPA është një organizatë ndërkombëtare rajonale, e themeluar si një nismë e përbashkët e Komisionit Evropian dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor

Në këtë rol, Drejtori i ReSPA-s do të:

🔹 Udhëheqë dhe drejtojë organizatën në nivel strategjik dhe operacional;
🔹 Përfaqësojë dhe promovojë ReSPA-n si një burim ekspertize për zhvillimin e shërbimeve publike cilësore;
🔹 Forcojë bashkëpunimin me Anëtarët e ReSPA-s, Bashkimin Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë;
🔹 Kontribuojë në forcimin e qeverisjes demokratike dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike në vendet e Ballkanit Perëndimor.

📆 Aplikimet janë të hapura deri më 25 gusht 2026 (CET).

👉 Për më shumë informacion dhe dokumentet e aplikimit:
https://rb.gy/s5djyp