Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Në takimin e Komitetit Shumëpalësh për Qeverisjen e Hapur vendosëm prioritetet që do të udhëheqin hartimin e Planit të Veprimit 2026–2030.

U prezantua Kalendari i Bashkëkrijimit për periudhën mars–qershor 2026, si dhe u diskutuan sfidat dhe rekomandimet kryesore të dala nga Raporti i Vetëvlerësimit 2023–2025, të cilat do të reflektohen në angazhimet e Planit të ri Kombëtar.

Si pjesë e iniciativës Open Government Partnership, ky proces ngrihet mbi bashkëpunimin e ngushtë mes institucioneve publike dhe shoqërisë civile, duke forcuar transparencën dhe gjithëpërfshirjen në vendimmarrje.

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, si Koordinator Kombëtar i Partneritetit për Qeverisjen e Hapur (OGP), me asistencën e Sekretariatit Teknik pranë Kryeministria e Shqipërisë, ka organizuar tre trajnime në kuadër të hartimit të Planit Kombëtar të Veprimit 2026–2030.
Në janar u zhvillua trajnimi online nga OGP Member Services mbi procesin e bashkëkrijimit në kuadër të OGP-së, duke theksuar transparencën, dialogun e strukturuar mes institucioneve dhe dhe shoqërisë civile dhe rezultatet e matshme. Në shkurt, një trajnim pranë MAPA-s me përfaqësues institucionalë dhe ekspertë trajtoi parimet e OGP-së, kuadrin kombëtar, mësimet e nxjerra nga planet e mëparshme dhe rolin e Komitetit Shumëpalësh.

Po në shkurt, 28 organizata të shoqërisë civile morën pjesë në një trajnim online për forcimin e rolit të tyre në bashkëkrijim, zbatim dhe monitorim, ku u nënvizua rëndësia për angazhim të hershëm e të vazhdueshëm.

Gjatë fazës së bashkëkrijimit (shkurt–mars), po zhvillohen anketa për organizatat e shoqërisë civile, qytetarët dhe grupet e interesit, si dhe po krijohen grupe pune të përbashkëta institucione–OSHC për identifikimin e angazhimeve të reja, në përputhje me standardet e OGP-së.