Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

“Java e Administratës Publike 2025, Edicioni II” mbylli siparin me eventin “Prokurim që forcon besim: Nga nevoja në certifikim”.
Eventi i organizuar në bashkëpunim me DAP, ASPA dhe Agjencinë e Prokurimit Publik bëri bashkë figura kyçe të administratës publike për të diskutuar mbi forcimin e integritetit në fushën e prokurimit publik dhe sfidat.
Të pranishëm në panel ishin: Znj. Adea Pirdeni, Ministër Shteti për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Z.Oljton Muzaka, Drejtor i Shkollës Shqiptare të Administratës Publike dhe Znj. Reida Kashta- Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Prokurimit Publik. Të tre drejtuesit ndanë vizionin dhe angazhimin e institucioneve që përfaqësojnë për ndërtimin e një administrate publike më transparente, më efikase dhe të orientuar drejt standardeve moderne të qeverisjes.
Në vëmendje ishte rritja e integritetit dhe profesionalizmit në fushën e prokurimit publik, përmes procesit të trajnimit dhe testimit, që u finalizua me shpërndarjen e certifikatave për punonjësit e prokurimit publik.
Në fund të aktivitetit u shpërndanë certifikata për 25 punonjës të prokurimit publik.