Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Znj. Adea Pirdeni, mori pjesë si folëse në panelin e nivelit të lartë të Forumit Evropian Karlspreis 2025 me temë: “Më shumë Evropë për një Evropë më të forte?”.
Në këtë diskutim, ku ishin të pranishëm liderë nga Ballkani Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane, ministrja Pirdeni ndau përvojën shqiptare si një histori transformimi, nga një vend me institucione të brishta, në një shtet që ka përqafuar reformat si rrugën e vetme drejt së ardhmes.
Ministrja Pirdeni theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian nuk është vetëm një proces teknik apo synim ekonomik, por një katalizator për ndërtimin e institucioneve të besueshme, për forcimin e sundimit të ligjit dhe modernizimin e qeverisjes.
Më tej, ministrja shprehu mirënjohjen ndaj Forumit Evropian Karlspreis 2025 për mundësinë që i dha për të folur, si evropiane mes evropianësh, mbi të ardhmen e përbashkët.
Gjatë kësaj ngjarjeje të nivelit të lartë, u organizuan takime dypalëshe mes liderëve politikë, u organizuan panele me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të diplomacisë evropiane,të botës akademike, përfaqësuesve të shoqërisë civile, si dhe të rinjve nga mbarë kontinenti, duke kulmuar me ceremoninë solemne të ndarjes së çmimit në bashkinë monumentale të qytetit Aachen në Gjermani.
Veprimtaria e këtij viti përkoi me 75-vjetorin e krijimit të çmimit ndërkombëtar “Karli i Madh” (Karlspreis), duke i dhënë një domethënie të veçantë përmasave simbolike dhe politike të saj.
Çmimi “Karlspreis” përbën një nga nderimet më të larta që jepen në Evropë për figura dhe institucione që kanë kontribuar ndjeshëm në forcimin e unitetit evropian, në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve anëtare dhe në mbrojtjen e vlerave fundamentale të demokracisë, lirisë dhe paqes.
Laureatja e këtij viti është Presidentja e Komisionit Evropian, Znj. Ursula von der Leyen, e cila do nderohet për vizionin e saj strategjik dhe angazhimin e palëkundur në përforcimin e themeleve politike dhe institucionale të Bashkimit Evropian.