Ministry for Public Administration

Është përditësuar Metodologjia e Vlerësimit të Riskut të Integritetit për Institucionet e Qeverisjes Qendrore, me përfshirjen e një seksioni të ri kushtuar prokurimeve publike.

Seksioni i ri përmban pyetje që synojnë të ndihmojnë institucionet në identifikimin dhe vlerësimin e risqeve të integritetit në proceset e prokurimit publik, në kuadër të hartimit dhe përditësimit të planeve të integritetit.

Më poshtë mund të gjeni dokumentacionin dhe pyetësorin e përditësuar.