Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Gjatë Javës së Administratës Publike 2026 u zhvillua aktiviteti “Përvoja që frymëzon: Vitet që ndërtuan administratën publike”, një bashkëbisedim që bëri bashkë breza të ndryshëm punonjësish të administratës publike për të ndarë jo vetëm përvojën e tyre profesionale, por edhe historitë, sfidat dhe mësimet e një jete në shërbimin publik.

Në këtë aktivitet Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pirdeni, vlerësoi kontributin e punonjësve të administratës publike dhe rëndësinë e përcjelljes së dijes dhe përvojës te brezat e rinj.

Gjatë aktivitetit, me Certifikatën e Mirënjohjes u vlerësuan punonjësit që ia kanë kushtuar karrierën e tyre administratës publike.

Njëkohësisht, po punohet për të lehtësuar transferimin e dijes dhe përvojës te gjenerata e re, e cila do të vazhdojë të çojë përpara administratën publike evropiane të së sotmes dhe të së nesërmes.