Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Pirdeni, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, prezantoi Portalin Unik të Punësimit në sektorin publik.

Platforma shërben si një pikë e vetme informimi ku publikohen të gjitha pozicionet e lira në nivel qendror, vendor dhe në shoqëritë publike me mbi 50% kapital shtetëror.

Ky zhvillim përbën një hap të rëndësishëm drejt një administrate moderne, që i përgjigjet dinamikave të tregut të punës, duke ofruar transparencë dhe akses të barabartë për qytetarët.

Portali është i aksesueshëm në: 🌐 https://www.puna.gov.al/SektoriPublik