Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, bashkë me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilluan tryezën përmbyllëse të konsultimit me përfaqësues të biznesit, grupeve të interesit dhe ekspertë të shoqërisë civile për projektligjin “Për donacionet dhe sponsorizimet në Republikën e Shqipërisë”.

Projektligji synon një process transparent, të gjurmueshëm dhe të hapur për qytetarët për çdo donacion apo sponsorizimim që mbështet veprimtari me interes publik. Ai synon të nxisë mbështetjen për aktivitete me interes publik në fusha me interes të veçantë.