Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pirdeni, zhvilloi sot një takim me Ministrin e Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, Günther Krichbaum.

Një bisedë e frytshme, e cila u përqendrua në përpjekjet në kuadër të reformimit të administratës publike dhe luftës kundër korrupsionit, si pjesë e pandarë e procesit të negociatave për aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Mbështetja e gjithhershme e Gjermanisë mbetet thelbësore për konsolidimin e besimit në nivelin e Bashkimit Evropian se progresi i Shqipërisë është i qëndrueshëm dhe se agjenda jonë evropiane po ecën me hapa të sigurt.