Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Shqipëria mori pjesë në Konferencën e 11-të të Shteteve Palë të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit (CoSP 11), e zhvilluar në Doha, duke riafirmuar angazhimin e saj të qëndrueshëm për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe për forcimin e integritetit, transparencës dhe llogaridhënies në qeverisje.

Pjesëmarrja në këtë platformë të rëndësishme globale shërbeu si një mundësi për të riafirmuar vullnetin e palëkundur për forcimin e standardeve të qeverisjes së mirë, përmes rregullave më të qarta, mekanizmave efektivë të transparencës dhe intensifikimit të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gjatë konferencës, Shqipëria u angazhua jo vetëm si pjesëmarrëse aktive, por edhe si bashkësponsorizuese e nismave dhe rezolutave të ndryshme, në përputhje me reformat e ndërmarra në nivel kombëtar dhe me procesin e integrimit evropian, duke dëshmuar vullnetin politik për të kontribuar në mënyrë aktive në përpjekjet globale kundër korrupsionit.