Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Në kuadër të aktivitetit përmbyllës të javës së integritetit, u zhvillua sot Konferenca e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, një tryezë e përbashkët mes autoriteteve publike, partnerëve europianë, shoqërisë civile dhe organizatave të medias, për një bilanc vjetor e për problemet që kërkojnë adresim.

Gjatë konferencës ministrja Pirdeni prezantoi risitë e platformës “Transparent Albania”, si një portë unike për transparencë proaktive e cila synon të përmirësojë aksesin në informacion, si dhe komunikimin më efektiv ndërmjet institucioneve publike dhe kërkuesve të informacionit.

Konferenca shënoi gjithashtu përmbylljen e Javës së Integritetit 2025, duke riafirmuar angazhimin tonë për forcimin e transparencës, rritjen e llogaridhënies dhe ndërtimin e institucioneve më të hapura, në funksion të procesit të integrimit evropian.🇦🇱🇪🇺