Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Në kuadër të Javës së Integritetit 2025, në COD – Qendra për Hapje dhe Dialog u zhvillua ekspozita “Integriteti Frymëzon: Të rinjtë flasin përmes artit”, e dedikuar promovimit të vlerave të integritetit dhe transparencës përmes krijimtarisë së të rinjve.
Aktiviteti u hap me një performance artistike nga nxënësit e Liceut Artistik, e cila solli energji dhe kreativitet, duke inspiruar të gjithë pjesëmarrësit.
Ekspozita prezantoi punimet dhe mesazhet e nxënësve të shkollave të mesme, pjesë e Programit Edukativ Kundër Korrupsionit, i cili zbatohet në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe Ministrinë e Arsimit. Çdo shkollë pjesëmarrëse mori certifikatë mirënjohjeje, si vlerësim për kontributin e tyre në promovimin e integritetit dhe etikës.

Ky aktivitet tregoi se arti mund të jetë një mënyrë kreative dhe e fuqishme për të shprehur integritetin, duke nxitur të rinjtë të reflektojnë mbi rëndësinë e transparencës, përgjegjësisë dhe etikës në jetën e përditshme.
Në përfundim, pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë ekspozitën, duke eksploruar krijimet dhe mesazhet e të rinjve dhe duke ndjerë energjinë dhe perspektivën e tyre mbi një shoqëri më të ndershme dhe transparente.

Ekspozita “Integriteti Frymëzon” tregon se artisti i ri mund të jetë një ambasador i integritetit, dhe përmes kreativitetit dhe ideve të tyre, të rinjtë kontribuojnë drejtpërdrejt në ndërtimin e një shoqërie më të përgjegjshme dhe transparente.