Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Znj. Adea Pirdeni, mori pjesë në “Forumin Global për Partneritetin për Antikorrupsionin”, zhvilluar në Washington D.C., SHBA, i organizuar nga Aleanca Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit e Grupit të Bankës Botërore, në bashkëpunim me Programin Global për Antikorrupsionin, të njohura për kontributin e tyre me ndikim global në fushën e transparencës dhe luftës kundër korrupsionit.
Ministrja Pirdeni ndau përvojën shqiptare si folëse në panelin “Rreziqet e korrupsionit në Prokurimin Publik, një qasje krahasuese ndërkombëtare”, në “Forumin Global për Partneritet për Antikorrupsionin”, ku foli për zhvillimet aktuale në Shqipëri, vend i renditur i pari në rajon nga OECD/SIGMA në menaxhimin e financave publike. Më tej ministrja Pirdnei u theksoi gjatë fjalës në nismën më inovative për modelin e mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, që do të nisë vitin e ardhshëm, si dhe forcimin e sistemit të certifikimit të të gjithë zyrtarëve publikë, në funksion të profesionalizmit, transparencës dhe integritetit në shpenzimin e parasë publike.
Shqipëria, theksoi ministrja Pirdeni, mbetet plotësisht e angazhuar për ndërtimin e një sistemi prokurimi publik me transparencë maksimale dhe në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të integritetit.
Forumi Global për Partneritetin për Antikorrupsionin mblodhi për dy ditë në Washington D.C. mbi 300 liderë globalë, përfaqësues të qeverive, akademisë, shoqërisë civile, sektorit privat dhe organizatave ndërkombëtare të zhvillimit, duke krijuar një platformë të pasur për diskutime mbi sfidat ndërkombëtare të korrupsionit dhe qasje të reja për adresimin e tij.
Njëkohësisht, forumi ofroi mundësi për ndërveprim dhe shkëmbim idesh, duke përforcuar bashkëpunimin dhe implementimin e praktikave më të mira antikorrupsion në nivel global.
Delegacioni shqiptar në Washington D.C përbëhej nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Znj. Adea Pirdeni, dhe Drejtorja e Kabinetit të Ministrit të Shtetit, Znj. Fotjona Taçe.