Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Në kuadër të “Javës së Administratës Publike: Modernizimi në Veprim” u organizua iniciativa “Administrata shkon në Universitet”.

Gjatë nje takimi të organizuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës nw Universitetin e Tiranës, Znj. Almira Xhembulla, Zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, diskutoi me studentët mbi procesin e vështirë por përmbushës të negociatave, më konkretisht për kapitullin 27 që lidhet me mjedisin dhe ndryshimet klimatike, ku ajo është negociatore.

Një tjetër takim në kuadër të iniciativës “Administrata shkon në Universitet” u organizua me studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë (FHF), UT, të cilët morën pjesë aktive në një leksion mbi organizimin dhe funksionimin e NATO-s dhe Konceptin Strategjik të Aleancës nga Dr. Edlira Titini dhe N/Kol(R) Kosta Jano, të dy pedagogë pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, në ministrinë e Mbrojtjes.

Më tej edhe Znj. Irena Malolli, me detyrë “Drejtor i Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Telekomunikacionit dhe Postave”, nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, diskutoi me studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në Universitetin Politeknik të Tiranës mbi procesin e negociatave konkretisht mbi kapitullin numër 10, në lidhje me transformimin digjital. Znj. Malolli gjithashtu informoi studentët e FTI-së me mënyrën se si funksionon administrata publike duke i ftuar të projektojnë karrierën e tyre në administratë.