Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Fryma e ekipit nuk mund të shfaqej më bukur në turneun e Volejbollit, organizuar në kuadër të “Javës së Administratës Publike”.

Shpirti i garës doli në pah nga 12 ekipet e ministrive përgjatë një jave “të ethshme” të cilat u përballën me njëra-tjetrën.

Në Parkun Olimpik “Feti Borova” në Tiranë, në praninë e Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Znj. Adea Pirdeni, ministres së Turizmit dhe Mjedisit Znj. Mirela Kumbaro dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj u luajt ndeshja finale e Kampionatit të Volejbollit të Administratës Publike ku u përballën në një finale emocionuese Ministria e Arsimit dhe Sportit me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Në fund, Ministria e Arsimit dhe Sportit fitoi Turneun e parë të Volejbollit të Administratës Publike. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili dha mbështetjen maksimale për realizimin e turneut i dorëzoi trofeun ekipit fitues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.