Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Koordinativ kundër Korrupsionit, ku bashkërisht me institucionet përgjegjëse dhe partnerë u diskutuan gjetjet e Raportit Vjetor të Monitorimit të Strategjisë së Antikorrupsionit për vitin 2023.

Gjatë takimit u evidentuan disa nga risitë që sjell Strategjia Antikorrupsion me qëllim rritjen e efektivitetit në luftën kundër korrupsionit si një nga prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare.

Për të nëntin vit radhazi, raportet vjetore kanë matur progresin por edhe fushat ku duhet ende të angazhohemi të gjithë bashkërisht më shumë për të ngritur më solidë muret mbrojtës ndaj korrupsionit në administratën publike, u shpreh gjatë fjalës së saj ministrja Pirdeni.