Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Njoftim

Komisioni i ngritur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit (DPAK), për përzgjedhjen e kandidatëve për Koordinator Kundër Korrupsionit, pas shqyrtimit të dokumentacionit të depozituar nga secili kandidat, miratoi listën e kandidatëve të kualifikuar për të vijuar me intervistat të cilat do të zhvillohen në datat 8, 9 dhe 10 shtator 2026. Çdo kandidat i kualifikuar do të njoftohet individualisht, në rrugë elektronike, për orarin e zhvillimit të intervistës.

Për listën e plotë të kandidatëve të kualifikuar, ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:

Lista e kandidatëve të kualifikuar për fazën e parë, për pozicionin koordinator kundër korrupsionit